Shkrimi thotë: ngazëllohu ti shterpë, ti që nuk lind, kërce e bërtit nga gëzimi ti që s'pate dhimbjet e lindjes, se bijtë e të braktisurës do të jenë më të shumtë se të asaj që ka burrë. Ju, vëllezër, jeni bij të premtimit të Perëndisë, sikurse Isaku. Edhe tani ndodh si atëherë, kur ai që lindi prej mishit, përndoqi atë që kishte lindur përmes Shpirtit. Por çfarë thotë Shkrimi? Dëboje skllaven me të birin, pasi biri i skllaves nuk mund të jetë trashëgimtar bashkë me birin e së lirës. Kështu pra, vëllezër, ne nuk jemi bijtë e skllaves, por bijtë e së lirës.
Lexo Galatasve 4
Dëgjoj Galatasve 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Galatasve 4:27-31
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video