Pas katërmbëdhjetë vjetësh shkova sërish në Jerusalem me Barnabën e mora me vete edhe Titin. Shkova se kështu më tha Perëndia në një zbulesë dhe u shtjellova ungjillin që predikoj ndër kombet, veçanërisht njerëzve më të shquar, që të mos shkonte kot mundi që kam bërë e po bëj për ju. Edhe Titi, që ishte me mua, megjithëse helen, nuk u detyrua të rrethpritej, pavarësisht vëllezërve të rremë e tinëzarë që kishin hyrë vjedhurazi për të përgjuar lirinë, që kemi përmes Krishtit Jezu, e për të na robëruar. Ne nuk iu nënshtruam këtyre as për një çast, me qëllim që e vërteta e ungjillit të mbetej me ju. Ata që e mbanin veten si më të rëndësishëm, e unë nuk dua t'ia di çfarë ishin, se Perëndia nuk gjykon sipas pamjes së jashtme, nuk i shtuan asgjë predikimit tim. Përkundrazi, ata e kishin parë se ungjilli për të parrethprerët m'u besua mua, sikurse Pjetrit iu besua ungjilli për të rrethprerët. Ai që e bëri Pjetrin apostull për të rrethprerët, më bëri edhe mua apostull për kombet. Jakobi, Pjetri e Gjoni, që njiheshin si shtylla të besimit, duke e njohur hirin që më ishte dhënë, na shtrënguan dorën në shenjë miqësie mua dhe Barnabës, që ne të shkonim ndër kombet e ata ndër të rrethprerët. Veçse na kërkuan të kujtoheshim për të varfrit e tyre, gjë që e kam bërë me këmbëngulje.
Lexo Galatasve 2
Dëgjoj Galatasve 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Galatasve 2:1-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video