Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ezra 6:11-18

Ezra 6:11-18 AL1

Po jap edhe këtë urdhër: kush e shkel këtë urdhëresë, të hiqet nga shtëpia e tij një tra, ai të varet në të dhe shtëpia t'i kthehet në vend plehrash. E Perëndia, që e ka vënë emrin e vet të banojë aty, shkatërroftë çdo mbret e popull që do ta shtrijë dorën për të dhunuar apo shkatërruar këtë tempull të Perëndisë në Jerusalem. Këtë urdhëresë e lëshova unë, Dari. Le të zbatohet me përpikëri». Atëherë Tatenai, qeveritari krahinës përtej lumit, Shetar Boznai dhe bashkëpunëtorët e tyre vepruan siç i kishte urdhëruar mbreti Dar. Pleqtë e judenjve vijuan punimet dhe përparuan të shtyrë edhe nga profecitë e profetit Haga dhe të profetit Zakari, birit të Idoit. Ata i përfunduan ndërtimet sipas urdhrit të Perëndisë së Izraelit dhe sipas urdhrit të Kirit, Darit dhe Artakserksit, mbretërve të Persisë. Tempulli përfundoi në ditën e tretë, të muajit Adar, që ishte viti i gjashtë i mbretërimit të Darit. Bijtë e Izraelit, priftërinjtë, levitët dhe gjithë të kthyerit e tjerë prej robërisë bënë kushtimin e tempullit të Perëndisë tërë gëzim. Për kushtimin e tempullit ata kushtuan njëqind dema, dyqind desh, katërqind qengja dhe dymbëdhjetë cjep si fli mëkati për mbarë Izraelin, sipas numrit të fiseve të Izraelit. Mandej caktuan priftërinj, sipas rendit të tyre, dhe levitë, sipas rendit të tyre, për shërbesën e Perëndisë së Jerusalemit, siç është shkruar në librin e Moisiut.