Kur armiqtë e Judës e të Benjaminit morën vesh se bijtë e të mërguarve po ndërtonin tempullin e ZOTIT, Perëndisë së Izraelit, shkuan te Zorobabeli dhe te krerët e familjeve e u thanë: «Na lejoni të ndërtojmë bashkë me ju, sepse edhe ne e kërkojmë Perëndinë tuaj ashtu si ju dhe i kemi kushtuar fli që kur Esarhadoni, mbreti i Asirisë, na shpërnguli këtu». Por Zorobabeli, Jozuehu dhe krerët e tjerë të vëllazërive të Izraelit u thanë: «Nuk na takon ta ndërtojmë bashkë tempullin e Perëndisë tonë. Do ta ndërtojmë vetë tempullin e ZOTIT, Perëndisë së Izraelit, sipas urdhrit të Kirit, mbretit të Persisë». Atëherë populli i vendit filloi ta shkurajonte popullin e Judës dhe ta kërcënonte, që të mos ndërtonin. Madje paguan edhe disa këshilltarë kundër tyre, që synimet e tyre të dështonin. Kështu ngjau gjatë gjithë mbretërimit të Kirit, mbretit të Persisë, deri në mbretërimin e Darit, mbretit të Persisë.
Lexo Ezra 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ezra 4:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video