Kur ndërtuesit hodhën themelet e shenjtërores së ZOTIT, u caktuan priftërinj veshur me stolitë e tyre e me bori, si edhe levitë, pasardhës të Asafit, me cimbale, që të përlëvdonin ZOTIN, sipas udhëzimeve të Davidit, mbretit të Izraelit. I këndonin ZOTIT himne falënderimi e thoshin: «I mirë është Zoti, se mirësia e tij ndaj Izraelit mbetet përjetë». Mbarë populli brohoriste me ngazëllim dhe përlëvdonte ZOTIN për hedhjen e themeleve të tempullit të ZOTIT. Shumë prej priftërinjve, levitëve e kryefamiljarëve të moshuar, që e kishin parë tempullin e mëparshëm me sytë e tyre, qanin me zë të lartë teksa hidheshin themelet e këtij tempulli, ndërsa të tjerë brohoritnin fort nga gëzimi. Askush s'ishte në gjendje ta dallonte britmën e brohoritjes së gëzimit prej qarjes së popullit, sepse populli brohoriste me zë të lartë dhe britma dëgjohej nga larg.
Lexo Ezra 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ezra 3:10-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video