Se kështu thotë Zoti im, ZOTI: ja, unë vetë do t'i kërkoj delet e mia e do t'i këqyr. Siç e këqyr bariu grigjën e vet, kur është mes deleve të shpërndara, kështu do t'i këqyr unë delet e mia dhe do t'i shpëtoj nga të gjitha vendet ku janë shpërndarë në ditë me re e me terr. Do t'i nxjerr prej popujve dhe do t'i sjell nga vendet e tjera drejt tokës së tyre. Do t'i kullot nëpër malet e Izraelit, nëpër shpate dhe në të gjitha vendbanimet e vendit. Në kullota të mira do t'i kullot. Mbi malet e lartësive të Izraelit do ta kenë livadhin. Atje do të shtrihen mbi livadhe të mira e në kullota të majme do të hanë, në malet e Izraelit. Unë do ta kullot grigjën time, unë vetë do ta mërzej, kumton Zoti im, ZOTI. Do të kërkoj të humburën dhe do të kthej të ndarën. Do t'i lidh plagën të lënduarës dhe të sëmurën do ta forcoj. Do të kujdesem për të majmen dhe për të mëkëmburën. Do t'i kullot me drejtësi.
Lexo Ezekieli 34
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ezekieli 34:11-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video