Atëherë kryepunëtorët izraelitë shkuan te faraoni dhe iu ankuan: «Përse po sillesh kështu me shërbëtorët e tu? Shërbëtorëve të tu nuk u është dhënë kashtë dhe prapë na thuhet të bëjmë tulla. Shërbëtorët e tu i rrahin, por fajin e kanë njerëzit e tu». Faraoni u tha: «Jeni përtacë, shumë përtacë, prandaj dhe thoni: “Na lër të shkojmë e t'i kushtojmë fli ZOTIT”. Tani ikni e punoni se kashtë nuk do t'ju jepet, por do të bëni të njëjtin numër tullash». Kryepunëtorët izraelitë panë se e kishin punën keq kur dëgjuan se nuk do të ulej numri i tullave që bënin përditë. Kur dolën nga faraoni takuan Moisiun e Aronin që po i prisnin. Atëherë kryepunëtorët u thanë: «ZOTI ju paftë e gjykoftë, se na fëlliqët para faraonit e shërbëtorëve të tij dhe u dhatë shkas që të na vrasin». Moisiu iu drejtua ZOTIT e i tha: «Imzot, përse e mundon këtë popull? Për këtë më dërgove? Që kur erdha për t'i folur faraonit në emrin tënd, ai e ka munduar popullin tënd dhe ti nuk e ke shpëtuar!».
Lexo Dalja 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 5:15-23
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video