Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Dalja 34:1-10

Dalja 34:1-10 AL1

ZOTI i tha Moisiut: «Lato dy rrasa guri si të parat, që të shkruaj në to urdhërimet që ishin në rrasat që theve. Bëhu gati në të gdhirë dhe ngjitu në malin e Sinait. Qëndro para meje në majë të malit. Askush të mos ngjitet me ty. Këmbë njeriu të mos duket në mal dhe asnjë bagëti e imët apo e trashë të mos kullotë kundruall malit». Kështu, Moisiu latoi dy rrasa guri si të parat dhe u ngjit në malin e Sinait herët në mëngjes, siç e kishte urdhëruar ZOTI. Atëherë ZOTI zbriti në re, qëndroi me Moisiun dhe shpalli emrin e vet. ZOTI i kaloi përballë dhe shpalli: «ZOTI, ZOTI, Perëndi i dhimbshëm e i mëshirshëm, i ngadaltë në zemërim dhe plot mirësi e besnikëri. E ruan mirësinë për mijëra brezni, fal paudhësinë, shkeljen dhe mëkatin, por nuk lë gjë pa dënuar. Paudhësinë e etërve e ndëshkon, deri te fëmijët e nipat, deri te breznia e tretë dhe e katërt». Atëherë Moisiu u përkul përtokë me të shpejtë, e adhuroi e tha: «Zot, nëse kam gjetur hir para teje, të lutem nisu bashkë me ne. Edhe pse ky popull është kokëfortë, na i fal paudhësitë e mëkatet dhe na bëj të tutë». Zoti i tha: «Ja, unë po bëj një besëlidhje. Do të bëj para tërë popullit mrekulli që nuk janë bërë mbi mbarë tokën dhe në asnjë popull. Tërë populli mes të cilit banon do të shohë veprën e ZOTIT, sepse ajo që do të bëj me ty do të jetë e mrekullueshme.

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë