ZOTI i tha Moisiut: «Nga erëzat më të mira merr: pesëqind sikla mirrë, dyqind e pesëdhjetë sikla kanellë erëkëndshme, dyqind e pesëdhjetë sikla kallam erëkëndshëm, pesëqind sikla kasi, sipas peshës së shenjtërores, dhe katër litra vaj ulliri. Përgatit me to vajin e shenjtë të vajosjes, që të jetë një parfum i përzier me mjeshtëri. Ky do të jetë vaji i shenjtë për vajosje. Me të vajos tendën e takimit, arkën e dëshmisë, tryezën me enët përkatëse, shandanin me pajisjet përkatëse, altarin e temjanit, altarin e flive të shkrumbimit me enët përkatëse dhe legenin bashkë me bazën. Shenjtëroji dhe ato do të jenë tejet të shenjta. Kushdo që i prek do të shenjtërohet. Vajose edhe Aronin me bijtë e tij, shenjtëroji, që të më shërbejnë si priftërinj. Ndërsa izraelitëve thuaju: “Ky është vaji im i shenjtë që përdoret për vajosje brez pas brezi. Prandaj mos e përdorni për të vajosur këdo dhe as mos përgatitni vaj me të njëjtën përmbajtje. Ai është vaj i shenjtë dhe ju, duhet ta mbani si të tillë. Kush përgatit një vaj të tillë apo e përdor për të vajosur dikë që nuk është prift do të zhbihet prej popullit”».
Lexo Dalja 30
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 30:22-33
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video