Pastaj ZOTI i tha: «E kam parë mirë mjerimin e popullit tim në Egjipt dhe i kam dëgjuar klithmat e tyre për shkak të mbikëqyrësve. Ua njoh vuajtjet, prandaj dhe kam zbritur për t'i çliruar nga dora e Egjiptit dhe për t'i nxjerrë nga ky vend në një vend të mirë e të hapur, në një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë. Ky është vendi i kananitëve, i hititëve, i amoritëve, i perizitëve, i hivitëve dhe i jebusitëve. Kështu, klithma e izraelitëve mbërriti tek unë, madje edhe unë e kam parë sesi shtypen nga egjiptianët. Tani, eja të të dërgoj te faraoni që të nxjerrësh Izraelin, popullin tim, nga Egjipti». Moisiu i tha: «Kush jam unë që të shkoj te faraoni e të nxjerr izraelitët nga Egjipti?!». Por Perëndia i tha: «Unë jam me ty. Ja shenja se jam unë ai që të ka dërguar: kur ta kesh nxjerrë popullin nga Egjipti, do t'i shërbeni Perëndisë në këtë mal».
Lexo Dalja 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 3:7-12
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video