Tani, eja të të dërgoj te faraoni që të nxjerrësh Izraelin, popullin tim, nga Egjipti». Moisiu i tha: «Kush jam unë që të shkoj te faraoni e të nxjerr izraelitët nga Egjipti?!». Por Perëndia i tha: «Unë jam me ty. Ja shenja se jam unë ai që të ka dërguar: kur ta kesh nxjerrë popullin nga Egjipti, do t'i shërbeni Perëndisë në këtë mal». Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: «Nëse shkoj te izraelitët e u them: “Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju” e ata më thonë: “Si e ka emrin?”, çfarë t'u them?».
Lexo Dalja 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 3:10-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video