Mos e shtypni të huajin, sepse ju e dini mirë se ç'do të thotë të jesh i huaj, ngaqë vetë ishit të huaj në tokën e Egjiptit. Toka të mbillet e të korret për gjashtë vjet. Në vitin e shtatë, toka të pushojë dhe të lihet djerr. Të varfrit mes jush të hanë prej saj dhe çfarë mbetet, ta hanë kafshët e egra. Kështu do të veprosh edhe me vreshtat dhe ullishtat e tua. Gjashtë ditë do të punosh, por ditën e shtatë do të pushosh me qëllim që kau e gomari yt të çlodhen, dhe biri i shërbëtores dhe i huaji të marrin veten.
Lexo Dalja 23
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 23:9-12
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video