Pastaj Moisiu i çoi izraelitët nga deti i Kuq në shkretëtirën e Shurit. Ata udhëtuan për tri ditë nëpër shkretëtirë dhe nuk gjetën ujë. Arritën në Marë, por ujin e Marës nuk e pinin dot, se ishte i hidhur. Prandaj edhe quhej Marë. Atëherë populli murmuriti kundër Moisiut dhe tha: «Çfarë të pimë tani?». Moisiu i thirri ZOTIT dhe ai i dëftoi një lloj druri. Moisiu e hodhi në ujë dhe uji u bë i ëmbël. Në atë vend, ZOTI i dha popullit rregulla e vendime. Po atje e vuri në provë e i tha: «Nëse e dëgjon me kujdes zërin e ZOTIT, Perëndisë tënd, nëse bën çfarë është e drejtë para tij dhe u vë vesh urdhërimeve të tij e mban tërë rregullat e tij, atëherë nuk do të lëshoj mbi ty asnjë nga gjëmat që i bëra Egjiptit. Unë jam ZOTI, shëruesi yt». Pastaj izraelitët arritën në Elim. Atje kishte dymbëdhjetë burime dhe shtatëdhjetë palma. Ata fushuan pranë ujit.
Lexo Dalja 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 15:22-27
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video