Pastaj Moisiu i çoi izraelitët nga deti i Kuq në shkretëtirën e Shurit. Ata udhëtuan për tri ditë nëpër shkretëtirë dhe nuk gjetën ujë. Arritën në Marë, por ujin e Marës nuk e pinin dot, se ishte i hidhur. Prandaj edhe quhej Marë. Atëherë populli murmuriti kundër Moisiut dhe tha: «Çfarë të pimë tani?». Moisiu i thirri ZOTIT dhe ai i dëftoi një lloj druri. Moisiu e hodhi në ujë dhe uji u bë i ëmbël. Në atë vend, ZOTI i dha popullit rregulla e vendime. Po atje e vuri në provë e i tha: «Nëse e dëgjon me kujdes zërin e ZOTIT, Perëndisë tënd, nëse bën çfarë është e drejtë para tij dhe u vë vesh urdhërimeve të tij e mban tërë rregullat e tij, atëherë nuk do të lëshoj mbi ty asnjë nga gjëmat që i bëra Egjiptit. Unë jam ZOTI, shëruesi yt».
Lexo Dalja 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 15:22-26
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video