ZOTI e ngurtësoi zemrën e faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe ai i ndoqi izraelitët ndërsa dilnin me ngadhënjim. Egjiptianët i ndoqën dhe tërë karrocat, kalorësit dhe ushtria e faraonit i arritën kur po fushonin para detit, në Pi Hahirot para Baal Cefonit. Ndërkohë që faraoni afrohej, izraelitët ngritën sytë dhe ja, egjiptianët po marshonin pas tyre. I zuri një frikë e madhe dhe i thirrën ZOTIT. Pastaj i thanë Moisiut: «Pak varre kishte Egjipti që na solle të vdesim në shkretëtirë? Ç'na bëre kështu që na nxore nga Egjipti? A nuk të thamë që në Egjipt: “Na lër të qetë t'u shërbejmë egjiptianëve, sepse më mirë t'u shërbejmë atyre, sesa të vdesim në shkretëtirë!”».
Lexo Dalja 14
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 14:8-12
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video