Në të gdhirë, ZOTI i vështroi egjiptianët nga shtylla e zjarrit dhe e resë dhe e hutoi tërë ushtrinë e tyre. Ua pengoi rrotat e karrocave, saqë mezi lëviznin. Atëherë ata thanë: «T'ia mbathim prej izraelitëve, sepse ZOTI po lufton për ta kundër egjiptianëve!». Atëherë ZOTI i tha Moisiut: «Shtrije dorën mbi det që ujërat të bien mbi egjiptianët, mbi karrocat e kalorësit e tyre!». Moisiu e shtriu dorën mbi det dhe në agim deti u kthye si më parë. Egjiptianët ua mbathën kur panë se deti po vërshonte drejt tyre, por ZOTI i plandosi mu në mes të detit. Ujërat vërshuan e mbuluan karroca e kalorës dhe tërë ushtrinë e faraonit që shkoi e i ndoqi pas deri në det. Asnjë prej tyre nuk mbeti gjallë. Por izraelitët kaluan përmes detit nëpër tokë të thatë dhe ujërat u qëndronin si mur nga të dyja anët. Atë ditë ZOTI e shpëtoi Izraelin nga dora e Egjiptit. Kur i panë egjiptianët të vdekur në breg të detit
Lexo Dalja 14
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 14:24-30
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video