Faraoni e la popullin të ikë, por Perëndia nuk u priu nëpër tokën e filistinëve, edhe pse ishte më afër, sepse tha se po të përballej me luftë, populli do të pendohej e do të kthehej në Egjipt. Kështu, Perëndia e solli popullin nëpër shkretëtirë drejt detit të Kuq dhe izraelitët marshuan prej Egjiptit në formacion lufte. Moisiu mori me vete eshtrat e Jozefit, sepse ky u kishte kërkuar bijve të Izraelit të betohen kur u kishte thënë: «Perëndia me të vërtetë do të kujtohet për ju. Kur të ndodhë kjo, m'i merrni me vete eshtrat». Pasi u larguan nga Sukoti, izraelitët fushuan në Etam, buzë shkretëtirës. Gjatë ditës, ZOTI u printe përpara me një shtyllë reje për t'u treguar udhën, ndërsa gjatë natës u printe me një shtyllë zjarri për t'u dhënë dritë, që izraelitët të udhëtonin ditë e natë. Shtylla e resë dhe ajo e zjarrit ishin gjithmonë përpara popullit, ditë e natë.
Lexo Dalja 13
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 13:17-22
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video