ZOTI i tha Moisiut: «M'i kushto tërë të parëlindurit! Fryti i parë i çdo barku në Izrael, si i njerëzve, ashtu dhe i kafshëve, do të më përkasë mua!». Atëherë Moisiu i tha popullit: «Kujtojeni këtë ditë në të cilën dolët nga Egjipti, nga vendi i skllavërisë, sepse ZOTI ju shpëtoi që andej me dorën e tij të fuqishme. Mos hani bukë të mbrujtur, sepse sot, në muajin e Abibit, po dilni nga Egjipti. Mbaje këtë rit në këtë muaj edhe kur ZOTI të të çojë në tokën e kananitëve, hititëve, amoritëve, hivitëve dhe jebusitëve, në tokën ku rrjedh qumësht e mjaltë, të cilën u zotua t'ua japë etërve të tu. Për shtatë ditë do të hash bukë të ndorme dhe ditën e shtatë do të kremtosh për nder të ZOTIT. Për shtatë ditë të hahet bukë e ndorme. Të mos gjendet bukë e mbrujtur e tharm askund në vendin tënd. Atë ditë do t'i thuash birit tënd: “Kjo bëhet për çfarë ZOTI bëri për mua kur dola nga Egjipti”. Mbaje këtë si shenjë në dorë e në ballë që ligji i ZOTIT të jetë gjithmonë në buzët e tua, sepse ZOTI të nxori nga Egjipti me dorë të fuqishme. Mbaje këtë rregull në kohën e caktuar, vit pas viti.
Lexo Dalja 13
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 13:1-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video