ZOTI i tha Moisiut e Aronit në tokën e Egjiptit: «Ky muaj do të jetë për ju fillimi i muajve, muaji i parë i vitit. Flisni me bashkësinë e Izraelit dhe thuajini: “Në ditën e dhjetë të këtij muaji, secili të marrë nga një qengj për familjen e tij, një qengj për çdo shtëpi. Nëse numri i anëtarëve të shtëpisë është i vogël për një qengj, qengji të ndahet bashkë me fqinjin më të afërt sipas numrit të anëtarëve. Qengjin do ta zgjidhni sipas masës që do të hajë secili. Qengji të jetë i patëmetë, mashkull dhe motak. Merrni qengj ose kec. Ruajeni deri ditën e katërmbëdhjetë të këtij muaji dhe pastaj tërë bashkësia e Izraelit ta therë në muzg. Pastaj, të marrin pak nga gjaku i qengjit dhe të lyejnë të dy shtalkat dhe kryetraun e dyerve të shtëpive ku do të hahet qengji. Po atë natë, ta hanë mishin të pjekur në zjarr, me bukë të ndorme dhe me barishte të hidhura. Qengji të mos hahet i gjallë dhe në asnjë mënyrë i zier. Të piqet në zjarr, me kokë, këmbë e të brendshme. Të mos lihet asgjë nga qengji deri në mëngjes. Çdo gjë që mbetet në mëngjes të digjet në zjarr. Ja si do ta hani: me ijë të ngjeshura, me sandale në këmbë dhe me shkop në dorë. Ta hani me të shpejtë, sepse është Pashka e ZOTIT. Atë natë, do të kaloj nëpër vendin e Egjiptit dhe do të godas tërë të parëlindurit e tokës së Egjiptit, si të njerëzve, ashtu edhe të kafshëve. Perëndive të Egjiptit do t'ua bëj gjyqin unë, ZOTI. Gjaku, me të cilin lyet shtëpitë tuaja, do t'ju shërbejë si shenjë. Kur të godas tokën e Egjiptit, do të shoh gjakun dhe do të kaloj tutje pa ju ndëshkuar, që të mos shfaroseni. Këtë ditë përkujtojeni e kremtojeni në nder të ZOTIT. Kremtojeni brez pas brezi. Ky është rregull i përhershëm.
Lexo Dalja 12
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 12:1-14
3 Days
When darkness surrounds you, how should you respond? For the next 3 days, immerse yourself in the Easter story and discover how to hold onto hope when you feel forsaken, alone, or unworthy.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video