Prandaj unë bie në gjunjë para Atit, prej të cilit merr jetë çdo krijesë në qiej e në tokë. Perëndia ju dhëntë, sipas pasurive të lavdisë së tij e përmes Shpirtit të tij, ju bëftë më të fortë shpirtërisht. Krishti banoftë në zemrat tuaja përmes besimit, në mënyrë që të rrënjosur e të themeluar në dashuri, të mund të kuptoni bashkë me të gjithë të shenjtët se cila është gjerësia, gjatësia, lartësia e thellësia e dashurisë së Krishtit. Lutem që të njihni dashurinë e Krishtit, e cila tejkalon çdo dije, që të mbusheni me gjithë plotësinë e Perëndisë. Perëndisë, që mund të bëjë shumë më tepër sesa gjithçka që i kërkojmë ose mendojmë, falë fuqisë që vepron në ne
Lexo Efesianëve 3
Dëgjoj Efesianëve 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Efesianëve 3:14-20
15 Ditët
Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video