Por tani përmes Krishtit Jezu, ju që dikur ishit larg nga Perëndia, iu afruat atij me anë të gjakut të Krishtit. Krishti është paqja jonë, është ai që nga kombet e nga judenjtë bëri një popull të vetëm dhe që në trupin e tij shembi murin që i ndante e që i bënte armiq. Ai e shfuqizoi ligjin e urdhërimeve dhe të rregullave, që t'i bashkonte me veten kombet dhe judenjtë e t'i bënte një njeri të ri, duke sjellë kështu paqen mes tyre. Pasi shkatërroi armiqësinë mes tyre me anë të kryqit të tij, Krishti i bashkoi ata në një trup të vetëm e i pajtoi me Perëndinë. Ai erdhi e u predikoi ungjillin e paqes si juve që ishit larg Perëndisë, ashtu edhe atyre që ishin afër tij.
Lexo Efesianëve 2
Dëgjoj Efesianëve 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Efesianëve 2:13-17
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video