Efesianëve 2:1-4
Efesianëve 2:1-4 AL1
Edhe ju ishit të vdekur për shkak të paudhësive e mëkateve tuaja, në të cilat jetonit dikur sipas mënyrës së kësaj bote, duke iu nënshtruar prijësit që sundon mes qiellit e tokës, shpirtit që tani vepron te bijtë e mosbindjes. Edhe ne dikur jetonim si ata, jepeshim pas epsheve të trupit, bënim çfarë dëshironte trupi e mendja jonë dhe dobësia jonë njerëzore na kishte bërë prej natyre bij të zemërimit njëlloj si të tjerët. Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi




