Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Efesianëve 1:20-23

Efesianëve 1:20-23 AL1

me të cilën ai ngjalli Krishtin prej të vdekurve dhe e uli në të djathtë të fronit të tij në qiej, duke e vënë përmbi çdo sundim e pushtet, përmbi çdo fuqi e zotërim dhe mbi çdo emër që përmendet jo vetëm në këtë epokë, por edhe në atë të ardhme. Perëndia e nënshtroi gjithçka nën këmbët e Krishtit dhe e bëri atë kreun e kishës, përmbi çdo gjë. Kisha është trupi i Krishtit, është plotësia e atij që me praninë e tij bën gjithçka të plotë.