Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Kuvendari 8:1-15

Kuvendari 8:1-15 AL1

Kush është si i urti e kush di t'i dallojë gjërat? Urtia njerëzore e shndrin fytyrën e tij e ia shndërron fytyrën e ngrysur. Zbatoji urdhrat e mbretit, se i je betuar Perëndisë. Mos u largo me ngut prej tij, mos ngul këmbë në punë të mbrapshta, se ai mund të bëjë çfarë të dojë. Se fjala e mbretit është eprore dhe kush mund t'i thotë: «Çfarë po bën?». Ai që e zbaton urdhërimin nuk do të njohë asnjë të keqe. Zemërurti njeh kohën e doket. Se çdo gjë ka kohën e doket e veta dhe ligësia peshon mbi njeriun. Asnjë nuk e di ç'do të ndodhë, prandaj kush mund t'i tregojë si do të ndodhë? Asnjeri nuk është i zoti i frymës, që të mund ta ndalë frymën. Askush nuk është i zoti në ditën e vdekjes. Nuk ka rrugëdalje nga beteja dhe ligësia nuk e shpëton të zotin. Gjithë këtë gjë e kundrova ndërsa isha dhënë me gjithë zemër ndaj çdo gjëje që ndodh nën diell, kur njeriu e sundon njeriun për të zezën e tij. Ndërkohë i pashë të paudhët të varrosur. Kishin hyrë në vendin e shenjtë dhe kishin dalë, por në qytet kishin harruar se kishin vepruar kështu. Edhe kjo është tymnajë. Meqë nuk merret një vendim i shpejtë për veprat e liga, zemra e njerëzve priret krejt për ligësi. Ndonëse mëkatarit, që bën njëqind ligësi, i zgjatet jeta, jam i vetëdijshëm se ata që druajnë Perëndinë do të kenë mbarësi ngaqë e druajnë. Por i paudhi nuk do të ketë mbarësi e nuk do t'i zgjaten ditët porsi hija, se nuk e druan Perëndinë. Në tokë ndodh edhe një tymnajë. Disa të drejtëve u ndodhin gjërat që u takojnë keqbërësve. Disa të paudhëve u ndodhin gjërat që u takojnë të drejtëve. Them se edhe kjo është tymnajë. Prandaj e çmoj harenë, se për njeriun nuk ka të mirë tjetër nën diell përveçse të hajë, të pijë e të gëzojë. Kjo do ta shoqërojë në mundin e ditëve të jetës së tij që i dha Perëndia nën diell.

Devocione dhe Plane Leximi falas për Kuvendari 8:1-15

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë