Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Kuvendari 7

7
1Më mirë një emër i mirë, se vaji erëkëndshëm,
dita e vdekjes, se dita e lindjes.
2Më mirë të shkosh në shtëpinë që mban zi,
se në shtëpinë që bën festë,
se po ai fund pret çdo njeri.
Ta mbajë mend i gjalli!
3Më i mirë është pikëllimi, se buzagazi,
se pas një fytyre të ngrysur ka një zemër të mirë.
4Zemra e të urtit është në shtëpinë që mban zi,
por zemra e të marrit, në shtëpinë që bën festë.
5Më mirë të dëgjosh qortimin e të urtit,
se të dëgjosh këngën e të marrit.
6Se porsi krikëllima e ferrave nën kusi,
ashtu është e qeshura e të marrit.
Edhe kjo është tymnajë.
7Mujshia e bën të marrë të urtin
dhe mita e prish zemrën.
8Më mirë fundi i një gjëje, se fillimi,
më mirë shpirti i durueshëm, se shpirti i krekosur.
9Mos u ngut të zemërohesh,
se në gjirin e të marrit zë vend zemërimi.
10Mos thuaj: «Pse kohët e dikurshme
ishin më të mira se këto?»,
se këtë pyetje nuk e bën nga urtia.
11E mirë është urtia bashkë me trashëgiminë,
dobi për atë që sheh dritën e diellit.
12Nën hijen e urtisë është si nën hijen e parasë,
por dobinë e ka dija.
Urtia e mban gjallë të zotin.
13Shiko veprën e Perëndisë:
kush mund të drejtojë
çfarë ka shtrembëruar ai?
14Në ditë të mbarë bëhu i mbarë dhe, në ditë të ligë, vërej: edhe këtë, edhe atë i ka bërë Perëndia, që njeriu të mos e marrë vesh çdo të ndodhë pas tij.
15Kam parë gjithçka në ditët e tymnajës sime. Ka të drejtë që marrin fund në drejtësinë e vet e ka të paudhë që jetojnë gjatë në paudhësinë e vet. 16Mos u bëj shumë i drejtë e as tepër i urtë. Pse të rrënohesh? 17Mos u bëj shumë i paudhë e mos u bëj i marrë. Pse të vdesësh para kohe? 18Është mirë të kapësh një gjë, por pa e lëshuar tjetrën, se kush druan Perëndinë ia del me të gjitha.
19Urtia i jep forcë të urtit më shumë se dhjetë sundues në qytet. 20Nuk ka mbi tokë asnjeri që bën mirë e nuk mëkaton. 21Mos ua vër mendjen as të gjitha fjalëve që thonë, që të mos e dëgjosh shërbëtorin duke të të sharë. 22Zemra jote e di se edhe ti i ke sharë të tjerët.
23Të gjitha këto i sprovova me urti e thashë: «Do të bëhem i urtë», por nuk ia arrita. 24Çfarë ndodh, mbetet larg e shumë thellë! Kush mund ta pikasë? 25E prira zemrën për të marrë vesh, për të hulumtuar, për të kërkuar urtinë e shpjegimin dhe për të marrë vesh se ligësia është marrëzi e marrëzia është çmenduri. 26Më duket se gruaja është më e hidhur se vdekja, se ajo është kurth, zemra e saj është rrjetë e krahët e saj janë pranga.#7.26 ose: Gruaja që është kurth, zemra e së cilës është rrjetë dhe krahët e së cilës janë pranga, është më e hidhur se vdekja Kush i pëlqen Perëndisë, ikën prej saj, por mëkatari zihet prej saj. 27Shiko, këtë gjë e kam zbuluar, thotë kuvendari, për të gjetur një shpjegim të hollësishëm. 28Ajo që ende e kërkoj me shpirt, por nuk e gjej, është kjo: një burrë ndër një mijë e gjeta, por një grua ndër të gjitha nuk e gjeta. 29Veçse, vëreje këtë: më duket se Perëndia e krijoi njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë sendërgjime.

Aktualisht i përzgjedhur:

Kuvendari 7: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë