Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Kuvendari 6

6
Zhgënjimi
1Ka një ligësi që e kam parë nën diell. Ajo rëndon shumë mbi njerëzinë. 2Një njeriu Perëndia i jep pasuri, begati e nderim, pa i mohuar asgjë nga ato që i dëshiron shpirti, por Perëndia nuk i jep mundësinë të ushqehet me to, se vjen i huaji e i ha. Kjo është tymnajë e lëngatë e rëndë. 3Nëse një njeri lind njëqind fëmijë e jeton shumë vite, nëse i shumohen ditët e jetës, por nuk i kënaqet shpirti me të mira e nuk mund të ketë as varr, them se dështaku do të ishte më mirë se ai. 4Se erdhi në tymnajë, iku në errësirë dhe errësira do t'ia mbulojë emrin. 5As diellin nuk e pa e nuk njohu asgjë tjetër. Ky gjeti prehje më mirë se tjetri. 6Edhe po të jetonte dy herë nga një mijë vjet pa e parë të mirën, a nuk shkojnë të gjithë në të njëjtin vend?
7Njeriu derdh gjithë atë mund për gojën e vet, por nuk i kënaqet shpirti. 8Se ç'dobi ka i urti më shumë se i marri? Ç'fiton ai skamnor që di të sillet me të gjallët? 9Më mirë është të shohësh me sy, se të bredhësh me ëndje. Edhe kjo është tymnajë e si të rendësh pas erës.
10Gjithçka që është, e ka një emër. Dihet ç'është njeriu. Ai nuk mund të rragatet me dikë që është më i fortë. 11Sa më shumë të shumohen fjalët, aq më shumë shtohet tymnaja. Ç'dobi ka njeriu? 12Se kush e di cila është e mira e njeriut në jetë, në ditët e numëruara të tymnajës së jetës së tij, që kalon si hije? Kush mund t'i tregojë njeriut çfarë vjen pas tij nën diell?

Aktualisht i përzgjedhur:

Kuvendari 6: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë