Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Kuvendari 5:8-19

Kuvendari 5:8-19 AL1

Dobia e përgjithshme e tokës është kjo: arat e mbretit të punohen. Kush e do paranë, nuk ngopet me para. Kush e do pasurinë, nuk ngopet me të ardhura. Edhe kjo është tymnajë. Kur shumohet begatia, shumohen edhe ata që e brejnë. Ç'fitim kanë pronarët e saj, përveçse ta shohin me sy? I ëmbël është gjumi i punëtorit, si në ngrëntë pak, si në ngrëntë shumë, kurse të kamurin nuk e lë të flejë babëzia. Ka edhe një ligësi të rëndë që e kam parë nën diell: pasuria që ruan i zoti për të zezën e vet. Kjo pasuri merr fund me një përdorim të gabuar. Lind djali e s'i mbetet gjë në dorë. Siç doli nga barku i së ëmës, lakuriq do të kthehet e do të shkojë, siç erdhi. Nuk do të marrë asgjë nga mundi i vet, që ta mbartë në dorë. Edhe kjo është ligësi e rëndë. Siç erdhi, ashtu do të shkojë. E ç'dobi ka ai që mundohet për erë? Të gjitha ditët e veta i hëngri në errësirë, në brengë të madhe, në sëmundje e në zemërim. Ja, më duket mirë e bukur që njeriu të hajë, të pijë e të dëfrejë, prej mundit që heq nën diell, në ditët e numëruara që Perëndia i ka dhënë, se kjo i takon. Gjithashtu, çdo njeriu, të cilit Perëndia i dha pasuri e begati, i dha edhe mundësinë të hajë prej saj, të marrë pjesën e vet e të gëzojë mundin e vet. Kjo është dhuratë e Perëndisë. Ai nuk do t'i kujtojë shumë ditët e jetës së vet, por Perëndia do ta dëfrejë me gëzimin e zemrës.