Pastaj u solla e pashë tërë shtypjen që ushtrohet nën diell. Dhe, ja, lotët e të shtypurve nuk ka kush t'i ngushëllojë, se pushteti mban anën e shtypësve, prandaj nuk ka kush t'i ngushëllojë. Atëherë u përgëzova me të vdekurit, që vdiqën e shkuan, më shumë se me të gjallët, që ende gjallojnë, por më mirë se të dyja palët është ai që ende nuk është e nuk e ka parë ligësinë që bëhet nën diell. Vërejta se tërë mundi e tërë arritjet në punë vinin nga zilia që kanë njerëzit me njëri-tjetrin. Edhe kjo është tymnajë e si të rendësh pas erës.
Lexo Kuvendari 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Kuvendari 4:1-4
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video