Ti je një popull i shenjtë për ZOTIN, Perëndinë tënd. Ndër gjithë popujt e faqes së dheut, ZOTI, Perëndia yt, të zgjodhi ty, që të jesh populli i tij i çmuar. ZOTI nuk ju ka për zemër e nuk ju zgjodhi, se jeni populli më i madh. Në të vërtetë ju jeni më të vegjlit. ZOTI ju do dhe e mbajti betimin për të cilin iu betua etërve tuaj, prandaj ju nxori me dorë të fuqishme, ju çliroi nga skllavëria, nga dora e faraonit, mbretit të Egjiptit. Dije se ZOTI, Perëndia yt, është Perëndi, Perëndi besnik që e mban besëlidhjen e tregon mirësi deri në një mijë brezni për atë që e do dhe që i mban urdhërimet e tij. Por ata që e urrejnë i shpërblen me rrënim. Ai nuk vonon me ata që e urrejnë e nuk rri pa i shpërblyer! Mbaji këto urdhërime, rregulla e vendime që sot po të urdhëroj t'i zbatosh. Nëse do t'i dëgjosh e zbatosh me kujdes këto vendime, ZOTI, Perëndia yt, do ta mbajë besëlidhjen e do të tregohet dashamirës me ty, siç iu betua etërve të tu.
Lexo Ligji i përtërirë 7
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 7:6-12
15 Ditët
Është e lehtë të besojmë në mendje se Perëndia na do, por ta besojmë dhe ta pranojmë këtë të vërtetë në zemrën tonë është më e vështirë. Në këtë seri, ne do të studiojmë dashurinë e madhe të Perëndisë për ne. Nensi Buti, një pastore e shuguruar në Kishën e Reformuar të Amerikës, jeton dhe shërben në Holland të Miçiganit.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video