ZOTI i dëgjoi fjalët që më thatë e më tha: “I dëgjova fjalët që të tha ky popull. E kanë mirë gjithçka thanë. Ah, sikur të kishin përherë një mendje të tillë, që të më druanin e të mbanin urdhërimet e mia. Kështu do t'u shkonte mbarë atyre e bijve të tyre përgjithmonë. Shko e thuaju: kthehuni në tendat tuaja, ndërsa ti qëndro këtu me mua. Do të t'i them të gjitha urdhërimet, rregullat e vendimet, që t'ua mësosh t'i zbatojnë në tokën që po u jap për pronë”. Prandaj kini kujdes e veproni siç ju urdhëroi ZOTI, Perëndia juaj. Mos u shmangni as djathtas, as majtas. Ecni udhës që ju urdhëroi ZOTI, Perëndia juaj, që të jetoni, t'ju shkojë mbarë e të jeni me jetë të gjatë në tokën që do të pushtoni».
Lexo Ligji i përtërirë 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 5:28-33
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video