Edhe kur të jeni bërë me fëmijë e nipa e të jeni plakur mirë në këtë tokë, nëse shthureni e bëni idhuj të çfarëdolloj trajte, nëse bëni ligësi para ZOTIT, Perëndisë tuaj, dhe e ngucni, qielli e toka qofshin sot dëshmitarë se do të zhbiheni një herë e mirë prej tokës që do të pushtoni përtej Jordanit. Nuk keni për të jetuar gjatë atje, se keni për t'u shfarosur krejt. ZOTI do t'ju shpërndajë nëpër popuj dhe vetëm pak prej jush do të mbeten nëpër kombet ku ZOTI do t'ju dëbojë. Atje do t'u shërbeni perëndive të bëra nga dora e njeriut, perëndi druri e guri, që nuk shohin, nuk dëgjojnë, nuk hanë e nuk nuhasin. Por nëse atje do ta kërkoni ZOTIN, Perëndinë tuaj, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, do ta gjeni. Kur të gjendesh në vështirësi e të pësosh të gjitha këto në ditët që vijnë, do të kthehesh te ZOTI, Perëndia yt, e do t'ia dëgjosh zërin, se ZOTI, Perëndia yt, është një Perëndi i mëshirshëm. Ai nuk do të të braktisë, nuk do të të shkatërrojë e as nuk do ta harrojë besëlidhjen për të cilën iu betua etërve të tu.
Lexo Ligji i përtërirë 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 4:25-31
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video