Atë ditë, kur ZOTI ju foli nga mesi i zjarrit në Horeb, nuk patë kurrfarë trajte, prandaj ruhuni se mos shthureni e bëni për veten tuaj ndonjë idhull, ndonjë trajtë me shëmbëllimin e mashkullit apo femrës, kafshëve të tokës, shpendëve fluturakë të qiellit, zvarranikëve të dheut apo peshqve të ujërave nën dhe. Se mos ngre sytë nga qielli dhe shikon diellin, hënën, yjet e mbarë ushtrinë qiellore dhe marrosesh pas tyre, i adhuron e u shërben. Këto, ZOTI, Perëndia yt, ua caktoi tërë popujve që janë nën qiell. Ndërsa juve, ZOTI ju nxori nga Egjipti, nga ajo shkritore e hekurit, që t'i përkisni atij e të jeni populli i tij, siç jeni edhe sot.
Lexo Ligji i përtërirë 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 4:15-20
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video