«Mba vesh, o qiell, se do të flas, dëgjoji, o tokë, fjalët e gojës sime. U derdhtë mësimi im si shiu, pikoftë kumti im si vesa, si pikëlimi mbi bar, si rrebeshi mbi livadh. Emrin e ZOTIT do ta shpall. Madhërojeni Perëndinë tonë! Shkëmb ai, të përsosura veprat e tij, të drejta të gjitha udhët e tij. Perëndi besnik, në të nuk ka padrejtësi. I drejtë e i vërtetë është ai. Kjo brezni e shthurur dhe e mbrapshtë mëkatoi kundër tij e për faj të vet bij të tij nuk janë. A kështu ia shpërblen ZOTIT, o popull i marrë e i pamend? A s'është ati yt, që të krijoi, ai që të bëri e të themeloi? Kujto kohët e moçme, shqyrto vitet e breznive të hershme, pyet tët atë e ai do të të tregojë, pyet pleqtë e ata do të të rrëfejnë.
Lexo Ligji i përtërirë 32
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 32:1-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video