Tregohuni trima e të guximshëm, mos kini frikë e mos u dridhni para tyre, sepse vetë ZOTI, Perëndia juaj, do të ecë me ju. Ai nuk do t'ju lërë e as nuk do t'ju braktisë». Atëherë Moisiu thirri Jozuehun e i tha në sy të gjithë Izraelit: «Bëhu trim e guximtar, sepse ti do ta çosh këtë popull në tokën, për të cilën ZOTI iu betua etërve të tyre se do t'ua jepte. Ti do t'ua japësh si trashëgimi. ZOTI vetë do të ecë me ty e do të jetë me ty. Ai nuk do të të lërë e as nuk do të të braktisë, prandaj mos ki frikë e mos u tremb».
Lexo Ligji i përtërirë 31
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 31:6-8
8 dite
Ti nuk je kurrë vetëm. Pavarësisht nëse ke 1 ditë apo 30 vjet në besimin e krishterë, kjo e vërtetë qëndron e patundur për të gjitha sfidat e jetës. Mëso në këtë plan se si ta marrësh ndihmën e Perëndisë në mënyrë të dobishme. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote: Një manual i krishterë për rritje dhe qëllim” nga David J. Swandt.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video