Prandaj shkruani për vete këtë këngë e mësojuani përmendësh bijve të Izraelit, që kjo këngë të më shërbejë si dëshmi kundër tyre. Do t'i sjell në vendin ku rrjedh qumësht e mjaltë, për të cilin iu betova etërve të tyre, dhe si të hanë, të ngopen e shëndoshen, do të kthehen drejt perëndive të tjerë e do t'u shërbejnë atyre. Kështu, do të më përbuzin e do ta thyejnë besëlidhjen time. Kur t'i kenë pllakosur fatkeqësi të shumta e angështi, kjo këngë, që nuk do të zhduket nga buzët e pasardhësve, do të dëshmojë para tyre, sepse unë i di që sot shestimet e tyre, përpara se t'i çoj në tokën për të cilën u betova». Kështu, Moisiu e shkroi këtë këngë atë ditë e ua mësoi izraelitëve.
Lexo Ligji i përtërirë 31
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 31:19-22
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video