Mblidhe popullin bashkë me burra, gra, fëmijë e banorë të ardhur, që ta dëgjojnë e të mësojnë ta druajnë ZOTIN, Perëndinë e tyre, e t'i mbajnë e zbatojnë të gjitha fjalët e këtij ligji. Edhe fëmijët e tyre, që nuk e njohin, do ta dëgjojnë e do të mësojnë ta druajnë ZOTIN, Perëndinë tuaj, gjatë gjithë jetës, në vendin ku po shkon për ta pushtuar, përtej Jordanit». Atëherë ZOTI i tha Moisiut: «Ja, erdhi dita që do të vdesësh. Thirre Jozuehun e qëndroni në tendën e takimit, që t'i jap detyrën». Moisiu e Jozuehu shkuan e qëndruan në tendën e takimit.
Lexo Ligji i përtërirë 31
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 31:12-14
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video