Asokohe iu përgjërova ZOTIT: “O ZOT, Zoti im, ti fillove t'ia dëftosh shërbëtorit tënd lavdinë dhe krahun tënd të fuqishëm. A ka perëndi tjetër në qiell apo në tokë që mund të bëjë veprat e bëmat e tua? Më lër të kaloj e të shoh tokën e mirë përtej Jordanit, këto bjeshkë të bukura dhe Libanin”. Por ZOTI ishte i zemëruar me mua, për shkakun tuaj. Nuk më dëgjoi e më tha: “Mjaft! Mos m'u lut më për këtë gjë! Ngjitu në majë të Pisgahut e vështro drejt perëndimit, veriut, jugut e lindjes. Shikoje vendin, se Jordanin nuk ke për ta kaluar. Prandaj, udhëzoje Jozuehun, jepi zemër e guxim, sepse ai do t'i prijë këtij populli përtej Jordanit dhe ai do t'ua ndajë tokën që sheh”. Ndërkohë ndenjëm në luginën përballë Betpeorit».
Lexo Ligji i përtërirë 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 3:23-29
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video