Do të mbjellësh shumë, por pak do të mbledhësh, sepse do t'i përpijë karkaleci. Do të mbjellësh e do të punosh vreshta, por verë nuk do të pish dhe asgjë nuk do të vjelësh, sepse do t'i hajë krimbi. Do të kesh ullinj anekënd, por nuk do të lyhesh me vaj, sepse kokrrat e ullirit do të bien të papjekura. Do të të lindin bij e bija, por nuk do t'i gëzosh, sepse do të të merren rob. Karkalecat do të t'i mbulojnë tërë pemët e frytet e tokës. I ardhuri mes teje do të lartësohet lart e më lart, ndërsa ti do të biesh poshtë e më poshtë. Ai do të të japë hua, ndërsa ti s'do t'i japësh dot. Ai do të jetë në krye e ti në fund. Të gjitha këto mallkime do të të mbulojnë, do të të ndjekin pas e do të të zënë derisa të marrësh fund, sepse nuk e dëgjove zërin e ZOTIT, Perëndisë tënd, e nuk i mbajte urdhërimet e rregullat e tij që të urdhërova. Këto mallkime do të jenë për ty e për pasardhësit e tu një shenjë e përhershme emnese. Nuk i shërbeve ZOTIT, Perëndisë tënd, me gëzim e me zemër të çiltër në të gjitha begatitë, prandaj do t'i shërbesh armikut që do të dërgojë ZOTI kundër teje, në uri, në etje, në lakuriqësi e në çdo lloj nevoje. Ai do të të vërë në qafë një zgjedhë të hekurt derisa të të shkatërrojë.
Lexo Ligji i përtërirë 28
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 28:38-48
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video