Mos i ndrysho kufijtë e pronës së të afërtit, që u vendosën nga të parët për pjesën që do të trashëgosh në vendin që do të të japë për ta pushtuar ZOTI, Perëndia yt. Të mos dalë vetëm një dëshmitar për ndonjë faj ose shkelje që është kryer. Do të jetë e vlefshme vetëm dëshmia e dy ose tre dëshmitarëve. Nëse del ndonjë dëshmitar i rremë, për të paditur dikë si keqbërës, atëherë të dyja palët të paraqiten para ZOTIT, priftërinjve e gjykatësve, që shërbejnë në atë kohë. Gjykatësit ta shqyrtojnë mirë çështjen. Nëse dëshmitari është i rremë dhe e ka paditur të afërtin padrejtësisht, atëherë gjykatësit të veprojnë me dëshmitarin ashtu siç ai donte të veprohej me të paditurin. Kështu do ta zhdukësh ligësinë nga mesi yt. Të tjerët do ta dëgjojnë, do të kenë frikë e nuk do të përsërisin më të njëjtën ligësi në mesin tënd. Mos të të vijë keq për të: jetë për jetë, sy për sy, dhëmb për dhëmb, dorë për dorë, këmbë për këmbë».
Lexo Ligji i përtërirë 19
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 19:14-21
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video