Kjo është pjesa që u përket priftërinjve nga populli, prej flive që kushtohen, qe apo dhen: priftit do t'i jepen shpatulla, nofullat e mullëza. Do t'i japësh frytin tënd të parë të drithit, të verës e të qethjes së dhenve, sepse nga gjithë fiset e tua, ZOTI, Perëndia yt, e zgjodhi, që të shërbejë përherë në emër të ZOTIT, ai e bijtë e tij. Nëse ndonjë levit dëshiron të ikë nga qyteti ku banon në Izrael, për të shkuar në vendin që do të zgjedhë ZOTI, të bëjë kështu sa herë që do. Të shërbejë në emër të ZOTIT, Perëndisë së tij, njësoj si vëllezërit e tij levitë që shërbejnë atje para ZOTIT. Atij do t'i përkasë e njëjta pjesë e ushqimit, pavarësisht shumës së marrë nga shitja e pasurisë që ka familja e tij. Kur të hysh në tokën që po të jep ZOTI, Perëndia yt, mos i mëso veprat e neveritshme të atyre popujve.
Lexo Ligji i përtërirë 18
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 18:3-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video