«Mbaje muajin Abib e kremto Pashkën e ZOTIT, Perëndisë tënd, sepse në muajin Abib, ZOTI, Perëndia yt, të nxori natën nga Egjipti. Kushto dhen e qe si fli Pashke për ZOTIN, Perëndinë tënd, në vendin që do të zgjedhë ZOTI, për të vënë emrin e tij. Mos ha bukë të mbrume me flinë e Pashkës. Për shtatë ditë do të hash bukë të ndorme, bukën e mjerimit, sepse dole me ngut nga toka e Egjiptit. Do ta përkujtosh gjatë gjithë jetës tënde ditën kur dole nga toka e Egjiptit. Për shtatë ditë të mos gjendet tharm askund në vendin tënd. Mos ruaj për të nesërmen asgjë nga mishi që do të flijosh në mbrëmje. Nuk lejohet ta kushtosh flinë e Pashkës në asnjërin nga qytetet që po të jep ZOTI, Perëndia yt, përveçse në vendin që do të zgjedhë ZOTI, Perëndia yt, për të vënë emrin e tij. Atje do ta flijosh Pashkën në mbrëmje, kur të perëndojë dielli, në kohën kur dole nga Egjipti. Do ta gatuash e do ta hash në vendin që ZOTI, Perëndia yt, do të zgjedhë dhe në mëngjes do të kthehesh në tendat e tua. Për gjashtë ditë do të hash bukë të ndorme. Ditën e shtatë do të mbash një mbledhje festive për ZOTIN, Perëndinë tënd. Atë ditë nuk do të bësh asnjë punë.
Lexo Ligji i përtërirë 16
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 16:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video