Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ligji i përtërirë 11:22-25

Ligji i përtërirë 11:22-25 AL1

Nëse i mbani me të vërtetë të gjitha këto urdhërime, që po ju urdhëroj t'i zbatoni, nëse e doni ZOTIN, Perëndinë tuaj, duke ecur në të gjitha udhët e tij e duke u mbajtur fort pas tij, atëherë ZOTI do t'i zbojë para jush tërë këto kombe e ju do të pushtoni kombe më të mëdha e më të fortë se vetja. Çdo vend që do të shkelë shputa e këmbës suaj do t'ju përkasë juve. Kufijtë tuaj do të shtrihen nga shkretëtira deri në Liban e nga lumi Eufrat deri në detin perëndimor. Askush nuk do t'ju bëjë dot ballë. ZOTI, Perëndia juaj, do të bëjë të kenë frikë e tmerr prej jush të gjitha vendet që do të shkelni, siç edhe ju tha.