«Asokohe, ZOTI më tha: “Lato dy rrasa guri si të parat, puno për vete një arkë prej druri e ngjitu tek unë në mal, që të shkruaj në to urdhërimet që ishin në rrasat e para që theve. Ato vendosi në arkë”. Kështu, punova një arkë me dru akacieje, latova dy rrasa guri si të parat e, me to në duar, u ngjita në mal. Atëherë ZOTI shkroi në rrasa, si më parë, dhjetë urdhërimet që i tha nga mesi i zjarrit, në mal, në ditën e tubimit e m'i dha mua. Pastaj u ktheva, zbrita nga mali e i vendosa rrasat në arkën që kisha bërë. Ato janë aty ku urdhëroi ZOTI.
Lexo Ligji i përtërirë 10
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 10:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video