Atëherë ju m'u përgjigjët e më thatë: “Mëkatuam kundër ZOTIT! Do të ngjitemi e do të shkojmë në luftë, siç na urdhëroi ZOTI, Perëndia ynë”. Kështu, të gjithë ngjeshët armët e luftës dhe, me mendjelehtësi, iu ngjitët malësisë. Por ZOTI më tha: “Thuaju të mos ngjiten e të mos shkojnë në luftë, sepse unë nuk jam mes tyre, prandaj dhe do të munden nga armiqtë”. Unë jua thashë, por ju nuk dëgjuat. Kështu, ngritët krye kundër ZOTIT e, me kryeneçësi, iu ngjitët malësisë. Atëherë amoritët, malësorët e vendit, dolën për t'u ndeshur. Ju vërsulën si një tufë bletësh e ju shpartalluan nga Seiri deri në Hormah. Pastaj u kthyet e vajtuat para ZOTIT, por ai nuk ju dëgjoi e as i vuri vesh vajtimit tuaj. Kështu, ndenjët në Kadesh për një kohë të gjatë».
Lexo Ligji i përtërirë 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 1:41-46
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video