Ndaj dhe unë ju lashë gojëzbrazur në të gjitha qytetet tuaja e pa bukë në gjithë vendet tuaja, por tek unë ju nuk u kthyet, kumton ZOTI. Ndaj dhe unë e mbajta shiun tre muaj para korrjes. E çoja shiun në një qytet, por jo në një tjetër. Njëra pjesë e tokës lagej, ndërsa tjetra digjej e thatë. Banorët e dy a tri qyteteve iknin në një qytet tjetër për të gjetur ujë e s'ngopeshin, por tek unë ju nuk u kthyet, kumton ZOTI. Ju godita me urth e vrug. Shumë kopshte e vreshta tuajat, fiq e ullishta i përlau vemja, por tek unë ju nuk u kthyet, kumton ZOTI.
Lexo Amosi 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Amosi 4:6-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video