«Dëgjojeni këtë fjalë, që ZOTI foli kundër jush, o bijtë e Izraelit. Kundër gjithë familjes që nxori nga toka e Egjiptit: “Ju jeni të vetmit që zgjodha nga tërë fiset e dheut. Ndaj dhe do t'ju ndëshkoj për të gjitha fajet tuaja. A udhëtojnë dy veta bashkë, nëse nuk kanë lënë takim? A ulërin luani në pyll, nëse pre për të nuk ka? A angullin këlyshi i luanit nga strofka, nëse ka kapur gjë? A bie në tokë fluturaku, nëse laku nuk ngrihet për të? A shkrehet kurthi nga dheu, nëse nuk ka kapur gjë? A nuk trembet populli, kur kushtrimi i borisë në qytet lëshohet? A e zë fatkeqësia qytetin, nëse ZOTI nuk e dërgon? Se, ZOTI, Zoti im, nuk bën asgjë, pa ia zbuluar synimet profetëve, shërbëtorëve të vet. Ulëriu luani, kush nuk do t'i trembet? Foli ZOTI, Zoti im, kush nuk do të profetizojë? Shpall nëpër fortesat e Ashdodit, nëpër fortesat e vendit të Egjiptit e thuaj: ‘Mblidhuni në malet e Samarisë, vrojtoni pështjellimet e saj e zgjedhën që e ka zënë’. Ata s'dinë si të sillen drejt, kumton ZOTI, grumbullojnë dhunë e shkatërrim në fortesat e tyre”. Ndaj kështu thotë ZOTI, Zoti im: “Armiku do të ta rrethojë vendin, forcën do të ta thyejë, fortesat do të t'i plaçkitë”.
Lexo Amosi 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Amosi 3:1-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video