Në popull bëheshin shumë shenja e mrekulli përmes duarve të apostujve. Të gjithë mblidheshin bashkë te Portiku i Solomonit. Askush prej të tjerëve nuk guxonte të bashkohej me ta, ndërsa populli i nderonte. Kështu numri i burrave dhe i grave që besonin në Zotin rritej gjithnjë e më shumë. Të sëmurët i nxirrnin nëpër sheshe e i vendosnin nëpër shtroja e vigje, që kur të kalonte Pjetri, të paktën hija e tij të binte mbi ndonjë prej tyre. Në Jerusalem u mblodh një numër i madh njerëzish nga qytetet përreth. Ata sollën të sëmurët e ata që mundoheshin nga shpirtrat e ndyrë dhe të gjithë u shëruan.
Lexo Veprat 5
Dëgjoj Veprat 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Veprat 5:12-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video