Një burrë që quhej Hananiah, bashkë me gruan e tij Sapfirën, shiti një pronë. Një pjesë të fitimit e fshehu, me dijeninë e gruas, ndërsa pjesën tjetër ua dorëzoi apostujve. Atëherë Pjetri i tha: «Hananiah, pse ta pushtoi zemrën Satani, që të gënjesh Shpirtin e shenjtë e të fshehësh një pjesë të fitimit të tokës? Sa ishte pa shitur, a nuk ishte e jotja? Dhe kur e shite, a nuk e kishe ti në dorë të bëje ç'të doje me fitimin? Si vallë zuri vend në zemrën tënde ky veprim? Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por ke gënjyer Perëndinë». Kur dëgjoi këto fjalë, Hananiahu u rrëzua e dha shpirt. Të gjithë ata që i dëgjuan këto, i zuri një frikë e madhe. Atëherë disa të rinj u ngritën, e mbështollën, e morën dhe e varrosën. Rreth tri orë më vonë hyri gruaja e Hananiahut, e cila nuk dinte çfarë kishte ndodhur. Pjetri e pyeti: «Më thuaj, për kaq e shitët tokën?». Ajo i tha: «Po, për kaq». Atëherë Pjetri i tha: «Pse u bëtë në një mendje për të vënë në provë Shpirtin e Zotit? Ja, janë te dera ata që varrosën burrin tënd dhe që do të të mbartin edhe ty që këtej». Dhe menjëherë ajo u rrëzua te këmbët e tij e dha shpirt. Kur të rinjtë hynë brenda, e gjetën të vdekur. Atëherë e morën edhe atë që andej dhe e varrosën pranë burrit të vet.
Lexo Veprat 5
Dëgjoj Veprat 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Veprat 5:1-10
15 Ditët
Stiven Lamani ndan Mësime për Besimin Personal nëpërmjet historive nga jeta e tij dhe lidhjeve që bën me pasazhet nga Bibla. Këto histori do t’ju frymëzojnë të shikoni veprën e Perëndisë në jetën tuaj dhe të pranoni dhuratën e shpëtimit nga Jezusi. Stiven Lamani është një shkrimtar dhe folës, i cili ka vuajtur nga paraliza cerebrale që kur lindi në vitin 1970. Stiveni është shkrimtar i frytshëm devocionesh për “Fjalët e Shpresës” dhe ndihmësmësues.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video