Pjetri, së bashku me Gjonin, ia ngulën sytë e i thanë: «Na shiko!». Ai i pa me vëmendje duke pritur të merrte ndonjë gjë prej tyre, por Pjetri i tha: «Unë nuk kam as argjend e as ar, por atë që kam po ta jap: në emër të Jezu Krishtit të Nazaretit, ngrihu dhe ec!». Pastaj i kapi dorën e djathtë, e ngriti dhe menjëherë të çalit iu forcuan këmbët e kyçet. Ai brofi më këmbë dhe shkoi e hyri në tempull së bashku me ta, duke ecur, duke kërcyer e duke lavdëruar Perëndinë. I gjithë populli e pa duke ecur e duke lavdëruar Perëndinë.
Lexo Veprat 3
Dëgjoj Veprat 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Veprat 3:4-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video