Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Veprat 3:1-10

Veprat 3:1-10 AL1

Pjetri e Gjoni po shkonin në tempull në kohën e lutjes, në orën tre pasdite. Çdo ditë njerëzit sillnin aty një burrë të çalë që nga lindja dhe e vendosnin te dera e tempullit që quhet «e Bukura», për të lypur lëmoshë nga njerëzit që hynin në tempull. Kur pa Pjetrin e Gjonin tek po hynin në tempull, ai u lypi lëmoshë. Pjetri, së bashku me Gjonin, ia ngulën sytë e i thanë: «Na shiko!». Ai i pa me vëmendje duke pritur të merrte ndonjë gjë prej tyre, por Pjetri i tha: «Unë nuk kam as argjend e as ar, por atë që kam po ta jap: në emër të Jezu Krishtit të Nazaretit, ngrihu dhe ec!». Pastaj i kapi dorën e djathtë, e ngriti dhe menjëherë të çalit iu forcuan këmbët e kyçet. Ai brofi më këmbë dhe shkoi e hyri në tempull së bashku me ta, duke ecur, duke kërcyer e duke lavdëruar Perëndinë. I gjithë populli e pa duke ecur e duke lavdëruar Perëndinë. Ata e njohën se ishte ai që rrinte ulur te «Dera e Bukur» e tempullit për të lypur lëmoshë dhe mbetën të habitur e të mahnitur nga ajo që i kishte ndodhur të çalit.